Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate.
Kroati dyshohet që ka rrëmbyer edhe vajzën nga Zapoti I Kukesit, e cila tash e disa vite rezulton e humbur.
33- vjeçari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sëbashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35-vjeç kane rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagreb, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje direkte me moderatoren Odeta Dume ka konfirmuar lajmin dhe ka raportuar të tjera detaje.“Ky shtetas kroat me emrin Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve. Unë jam munduar të bëj disa verifikime këtu në Maqedoni edhe nëpërmjet policisë por kam folur edhe me banorët e zonës së vogëlushit Mitat Ibraimi. Policia ende nuk na ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe në ditët në vijim do ta kemi, raportongazeta shqip.
Bleona Mata në vitin 2010 ishte vetëm 6-të vjeçe dhe humbi kontaktet me familjen në një mënyrë shumë të çuditshme pasi në momentin e humbjes së saj, ajo ishte e shoqëruar nga 5 vajza të tjera në mal, njëra prej tyre ishte edhe halla e saj.