Një çift i sapomartuar kaluan natën e martesës pas hekurave pasi u përleshën me policinë.
Ashley Jordan, 30 vjeçar dhe Eric Cordova, 32, u arrestuan të shtunën mbrëma pasi dyshohet se ata sulmuan oficerët e polisicë në Prescott, Arizona, transmeton Klan Kosova.
Policia fillimisht iu përgjigj thirrjes pasi u tha se një grua në një fustan të bardhë ishte duke provuar të sulmonte një punonjës të një biznesi të paspecifikuar.
Ajo u identifikua më vonë si Ashley Jordan. Autoritetet thuhet se iu afruan gruas, por Cordova u përpoq të ndërhynte.
Një oficer e frenoi dhëndrin, por një luftë pasoi dhe të dy ranë në tokë, tha policia.
Më shumë policë arritën për të ndalë përleshjen, por Jordan shau njërin prej tyre dhe më pas e goditi një në fytyrë. Përfundimisht, oficerët arrestuan ata pasi dy prej tyre pësuan lëndime të lehta në përleshje.
Ashley Jordan dhe Eric Cordova u akuzuan të dy për sulm të ashpër ndaj një oficeri.