Një grup i mjekëve holandez kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë vizituar repartin e Hemato-onkologjisë pediatrike në QKUK.
Prof, Gertjan Kaspers, drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Maxima dhe Dr. Martine van Gortel, udhëheqëse e Programit të Qendrës Princesha Maxima në Kosovë, vizituan repartin e Hemato-onkologjisë pediatrike në QKUK, ka shkruar/botasot/.
Vizita e tyre zgjati dy ditë, ku punuan dhe shkëmbyen njohuritë dhe përvojat e tyre me mjekët tanë.
Kujtojmë, Kosova u bë pjesë e Programit të Qendrës Princesha Maxima vitin e kaluar dhe qëllimi i partneritetit dhe i programit është përmisimi i kujdesit mjekësor dhe fëmijët me kancer në QKUK, në mënyrë që të rritet niveli i mbijetesës për këta pacientë.