Një emigrant shqiptar në Londër është dënuar me 12 vite burg, pasi kishte goditur me thikë një punonjëse të qendrës së punësimit “Canning Town Job Centre”.
Top Channel duke iu referuar mediave angleze raporton se E.H hyri me thikë në dorë brenda qendrës së punësimit dhe goditi punonjësen.
Emigranti, gjithashtu tentoi të godiste edhe një tjetër punonjës, i cili rezultoi me fat duke i shpëtuar goditjes, ndërsa policisë iu desh ta neutralizonte E.H pasi e goditi me një pistoletë elektrike “Taser”.
Shqiptari 35-vjeçar, banues në Glenister Street, North Woolwich u dënua me 8 vite burg dhe 4 vite nën shërbim prove.
Disa ditë përpara incidentit të rëndë E.H shkoi në këtë qendër punësimi duke kërcënuar punonjëset e zyrës së punësimit.