Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., përmes një postimi në facebook ka shprehur shqetësim të madh ndaj ujit të pijshëm në liqenin e Batllavës dhe Badovcit andaj konsumatorëve iu është bërë thirrje të kenë kujdes se si e shpenzojnë atë. Sipas tyre niveli i ujit është zvogëluar në mënyrë masive, kapaciteti i liqeneve nuk mund të i përmbush nevojat e të gjithë banorëve, kërkohet urgjencë e menjëhershme nga banorët e Prishtinës konsumi ndaj keqpërdorimeve të ujit të pijshëm.
Postimi i plotë in Ujësjellësit në facebook:
“Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm,Prishtinë , 2 tetor – Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 7.10 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë. KRU,,Prishtina,, sh.a. me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët”, shkruan/InLajmi/.
Në njërën nga fotografitë shihni pamje nga Liqeni i Batllavës, në fund të vitit 2013!