Vedat Muriqi me Fenerbahcen kanë thyer rekord, sa i përket një statistike në ligat evropiane.
Fenerbahce e Muriqit renditet para skuadrave të mëdha evropiane, sa i përkend përqindjes së mbajtjes së topit, shkruan Insporti
Observatori CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), ka publikuar një hulumtim të statistikave nga 35 ligat evropiane në futboll.
Këto statistika janë bazuar në ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku i këtij viti, deri më datën 25 shtator.
Nga këto statistika del se Fenerbahce është e dyta si skuadra me përqindjen më të lartë të posedimit të topit, teksa para saj është vetëm Bayer Leverkuseni.
Skuadra gjermane prin me mesatare 67.3% të posedimit, ndjekur nga Fenerbahce me 67.2%, Rangers me 66.7%, Stuttgart me 66.6% dhe Shaktar Donetsku, me 66 për qind.
Me 11 pikë pas 6 xhirove në Superligën turke, Fenerbahce e Muriqit aktualisht mban pozitën e dytë në tabelë.