Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë një tubimi në Therandë ka thënë se nevojiten spitale ku nuk ka rendësi sa para ke, prej nga vjen e ku punon, por ku mund të shërohesh.
Po ashtu ai më tutje ka thënë rëndësi të veçantë ka edukimi shkollor, ekonomia dhe bujqësia në vend.
“Na nevojitet ekonomia që punëson, bujqësi e industri që prodhon dhe na shkolla që edukojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ky është postimi i plot i tij:
“Na nevojiten spitale ku nuk ka rendësi sa para ke, prej nga vjen e ku punon, por ku mund të shërohesh. Na nevojitet Ekonomia që punëson, Bujqësi e Industri që prodhon dhe shkolla që edukojnë. Kjo është e ardhmja që na pret pas 6 tetorit. Prandaj bëhuni bashkë, shkoni lagje për lagje e derë më derë që të dalin të gjithë në votime, sepse Erdhi Dita”, raporton/InLajmi/.