Sebastian Kurz triumfoi sërish në Austri, ku partia e tij konservatore fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat sollën gjithashtu një humbje të ndjeshme për partinë e ekstremit të djathtë FPO.
E gjithë kjo situatë tregon se ndoshta mund të ketë një lloj zhvendosje të kursit më majtas te vendit, por Norbert Mappes-Niediek mendon se kush është më i vëmendshëm dhe e ka ndjekur edhe fushatën zgjedhore në shtator do të dalë në një tjetër përfundim.
“Vërtet që koalicioni i i konservatorëve të ÖVP-së dhe të djathtëve të FPÖ-së para dy vitesh së bashku morën katër përqind më shumë vota, vërtet që Të Gjelbrit me 3.8 për qind dolën nga parlamenti para dy vitesh e u rikthyen tani në mënyrë spektakolare, por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar shumë atmosfera e zgjedhësve dhe orientimi i tyre”, thotë analisti.

Ish-kancelari, Sebastian Kurz përfaqëson dhe administron një konsensus të gjerë konservator, është më mirë kështu siç jemi.