• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 29 November, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Si të kalojmë një vikend të bukur në stinën e gjetheve të arta

J G nga J G
29 September 2019
në Këshilla, KRYESORE
0 0
0
Si të kalojmë një vikend të bukur në stinën e gjetheve të arta
0
SHPERNDARJE
72
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për shumicën e shqiptarëve ajri i freskët i muajve të vjeshtës nuk ka të krahasuar. Pas një vere me diell përvëlues dhe temperatura të larta, shpirti duket se gjen qetësi nga stina por dhe oraret më të qeta e mbrëmjet më të ngrohta pranë tryezës familjare.

Fakti që stinët po ndryshojnë, koha është freskuar, a mos do të thotë se nuk kemi asgjë për të bërë dhe thjesht do të na kapë rutina e mërzitshme?

Jo, vjeshta na ofron disa aktivitete me të vërtetë argëtuese të cilat nuk mund t’i gjejmë në asnjë stinë tjetër, dhe muaji që po kalojmë është më i miri për t’i shijuar këto aktivitete. Ja çfarë mund të bëni;

Shijoni një vizitë në fshat

Nëse mendoni se vetëm fëmijët argëtohen nga një vizitë në fshat, e keni gabim. Fshati është vendi më i mirë për të shijuar ngjyrat e stinës, dhe frutat e saj të shijshme. Më të guximshmit mund të shijojnë një xhiro me traktorë apo të marrin pjesë gjatë korrjes. Dikur ky ka qenë një aktivitet shumë i përhapur ku njerëzit kalonin kohën e lirë në shoqërinë e njëri tjetrit, duke ndërtuar biseda të këndshme mbrëmjeve.

Nëse keni familjarë në fshat është koha për t’u bërë një vizitë dhe për t’u dhënë një dorë me punët e shumta të jetës së ngarkuar të fshatit. Ndërsa për ju që jetoni në fshat, përpiquni të gjeni çaste për të shijuar bukurinë e krijimit rreth e qark jush dhe të mundit të shpërblyer të duarve tuaja përgjatë stinëve të ngarkuara me punë, të pranverës dhe verës.

Vështroni gjethet

Nuk ka asnjë dyshim që vjeshta është koha më e bukur e vitit. Pavarësisht se lulet e pranverës, jeshillëku i verës dhe bardhësia e dimrit kanë bukurinë e tyre por vjeshta ka një magji të papërsëritshme që ta ofrojnë ngjyrat e shumta. Ja pse një nga aktivitetet më të bukura të vjeshtës janë udhëtimet.

Në vjeshtë, gjethet janë të flakta. Shikojmë shpërthime ngjyrash nga e kuqe në portokalli. Është çasti për një ngjitje në mal, për një udhëtim në pyje apo një fundjavë pushimi për të shijuar shkëlqimin e vjeshtës. Të shikosh këto bukuri do të thotë të shijosh vjeshtën, kështu që pavarësisht motit, mos qëndroni brenda gjatë muajve më të bukur të vitit. Vishni një xhaketë, një shall dhe shkoni të shijoni pamjen e këndshme të gjetheve të vjeshtës.

Ndryshimi i stinëve është një arsye për të ndryshuar edhe dekorin e shtëpisë suaj. Ashtu si ngjyrat jeshile të verës u lënë vend, ngjyrës së kuqe, të verdhë dhe kafe të vjeshtës, e njëjta gjë mund të ndodh dhe me dekorimin e ambienteve tuaja të brendshme.

Kur të filloni dekorimin për vjeshtë, mendoni për ngjyrat. Mund të përdorni gjethet për vazot tuaja, kunguj dekorative etj. Për ju që jeni edhe më krijues mund të krijoni copëza arti në shtëpinë tuaj duke përdorur ngjyrat, gjethet dhe duke përfshirë gjithë familjen.

Merrni pjesë në një festival vjeshte (falënderimi për të korrat)

Organizimet e vjeshtës jo vetëm që kombinojnë shumë aktivitete që ne tashmë i kemi përmendur, por gjithashtu sjellin bashkë komunitetet, duke u dhënë njerëzve mundësi për t’u miqësuar me fqinjët e tyre. Qendra tregtare duket se e kanë kuptuar këtë meqë vitet e fundit vazhdimisht kanë krijuar aktivitete për të sjellë bashkë më shumë klientë në ambientet e tyre, por edhe ju mund të bëheni nismëtar i një feste të tillë në familjen tuaj, në lagjen apo ambientin tuaj.

Festa e të korrave është një traditë antike. Këto festa kanë dekor të bukur, por mbi të gjitha ushqim dhe pije të shijshme si dhe kohë shoqërore.

Hapni të gjitha dritaret

Nëse mendoni që nuk ka asgjë të veçantë hapja e dritareve për ajrosje, atëherë me siguri do të ndryshoni mendjen për këtë në një ditë të bukur vjeshte. Kujtoni se ju i mbani dritaret mbyllur, si në dimër dhe në verë për të ruajtur brenda një temperaturë konstante. Shpesh bëjmë të njëjtën gjë në pranverë për shkak të alergjive të stinës. Po në vjeshtë? Ajri jo vetëm që është i freskët, por gjatë vjeshtës kemi vetëm ¼ e alergjive të stinës së pranverës. Është koha më e mirë për të përjetuar të mirat e ajrit të freskët.

Shijoje vjeshtën

Duke u përfshirë në këto aktivitete argëtuese të vjeshtës, jo vetëm që do të festosh fillimin e stinës më të bukur të vitit, por gjithashtu do të përjetosh freskinë dhe risinë nëse vepron kështu.

 

Postimi i mëparshëm

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi

Postimi tjetër

Holanda sërish i thotë jo negociatave me Shqipërinë

Të ngjajshme Postime

Krem karamel i ftohtë në tavë, ëmbëlsi fantastike për gjithë familjen
KRYESORE

Krem karamel i ftohtë në tavë, ëmbëlsi fantastike për gjithë familjen

29 November 2023
Prindër ja si t’i nxisim fëmijët për lexim dhe për punë
KRYESORE

Prindër ja si t’i nxisim fëmijët për lexim dhe për punë

29 November 2023
Aksident me fatalitet në Drenas, vdes një e lëndohen 4 persona
KRYESORE

Vetura e aksidenton për vdekje një grua në Prishtinë, arrestohet shoferi

28 November 2023
Tensionet në veri, EULEX-i shton praninë e policisë në Kosovë
KRYESORE

KiE: Njësitë Speciale të mos dërgohen në veri për detyra të zakonshme

28 November 2023
Kryediplomati kroat thirrje Serbisë: Ndalo përpjekjet për të destabilizuar Kosovën!
KRYESORE

Kryediplomati kroat thirrje Serbisë: Ndalo përpjekjet për të destabilizuar Kosovën!

28 November 2023
Arrin në cak Erzen Zyberaj, vrapoi nga Prishtina në Tiranë
KRYESORE

Arrin në cak Erzen Zyberaj, vrapoi nga Prishtina në Tiranë

28 November 2023
Postimi tjetër
Holanda sërish i thotë jo negociatave me Shqipërinë

Holanda sërish i thotë jo negociatave me Shqipërinë

Lajmet e fundit

Krem karamel i ftohtë në tavë, ëmbëlsi fantastike për gjithë familjen

Krem karamel i ftohtë në tavë, ëmbëlsi fantastike për gjithë familjen

29 November 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 nëntor ndër vite

29 November 2023
Prindër ja si t’i nxisim fëmijët për lexim dhe për punë

Prindër ja si t’i nxisim fëmijët për lexim dhe për punë

29 November 2023
Boksieri shqiptar mund me nokaut boksierin serb

Boksieri shqiptar mund me nokaut boksierin serb

29 November 2023
Haxhiu-Kurtit: E ke ndërtuar rrëfimin e mashtrimit dhe tashmë ke rënë në të

Haxhiu: Rugova shkoi në Shqipëri për bashkim kombëtar

28 November 2023
Begaj: 28 Nëntori është ditë kujtese e sakrifice

Begaj: 28 Nëntori është ditë kujtese e sakrifice

28 November 2023
Osmani në ceremoninë e Presidentit Begaj: Urime shqiptar kudo që jeni

Osmani në ceremoninë e Presidentit Begaj: Urime shqiptar kudo që jeni

28 November 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu