Dy gardianë janë suspenduar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, kanë konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Lidhur me këtë çështje është duke zhvilluar hetime Policia e Kosovës, ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në këtë institucion.
I njëjti tha se nuk mund të ndajnë më shumë informacione në këtë drejtim, për shkak të hetimeve.
“Po, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy gardianët e BSL-së, dhe meqenëse Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti, për momentin ne nuk mund të ndajmë informata më të hollësishme në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së, shkruan/botasot/.
Gashi ka bërë të ditur gjithashtu kanë informacione se policia është në përfundim të hetimeve për këtë rast. “Me sa jemi në dijeni, Policia e Kosovës është në përfundim të hetimeve dhe sapo të marrim njoftimin nga policia, sigurisht se do të ndajmë me ju çdo informacion”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.