Debat i nxehtë mes përfaqësuesve të subjekteve politike është zhvilluar në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini.
Kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat, i cili është kandidatë për deputetë në listën e Vetëvendosjes, Gazmend Islami ka thënë se partitë që kanë qenë më parë në pushtet qëllim kanë pasur vetëm të ndajnë pushtetin mes tyre a jo mirëqenien e qytetarëve.
“LDK dhe PDK kësaj radhe do të shkojnë në opozitë ndërsa me qeverisjen do të udhëheq Vetëvendosje”, tha Islami, përcjell Telegrafi.
Kandidati për deputetë nga partia Fjala, Avni Çakmaku ka reaguar duke thënë se të gjitha subjektet politike përfshirë edhe Vetëvendosjen kanë përgjegjësi për gjendjen në vend pasi sipas tij kjo parti ka qenë në Kuvend që tri legjislatura dhe nuk ka bërë asgjë në përmirësimin e ligjeve.
Kandidati për deputetët nga PSHDK-ja që është në listën e LDK-së, Zef Morina ka thënë se investimet e huaja nuk mund të vijnë në Kosovë derisa sa në Kuvend gjuhet gazi lotsjellës.
Morina ka thënë se PSHDK ka vazhduar bashkëpunimin tradicional me LDK-në ashtu si në të kaluarën me përjashtim të zgjedhjeve të kaluara.
Hysen Gecaj nga Partia Euroatlantike e Kosovës, Hysen Gecaj ka thënë se pa u ndalur krimi i organizuar nuk mund të ketë zhvillim ekonomikë.
Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë pasur replika e kundëreplika me njëri-tjetrin edhe për tema tjera si arsimi, si dhe shendetwsia