Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuza kundër njëqindenjëzetepesë (125) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për cakimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit nga prokurori i shtetit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale, shkruan/insajderi/.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndalur katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2)persona të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.