Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka treguar se a do ta mbajë fotografin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
E ftuar në emisionin Pressing në T7, Osmani është pyetur nga analistët nëse do ta largojë foton e Thaçit nga zyra e kryeministrit, me këtë rast ajo nuk ka dhënë një përgjigje definitive me po ose jo.
“Nuk shkruan askund në ligj që foto e tij duhet të mbahet në zyre. Nuk ka nevojë me ligj që në zyrën time të jetë ajo. Mirëpo unë shpresojë që shumë shpejt ai më nuk do të jetë president”, ka thënë Osman.
Kurse ligji i Kosovës thotë ndryshe:
Neni 3: Vendosja e fotografisë së presidentit në institucionet e Kosovës.
“Të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të cilat udhëhiqen nga Udhëheqësit e institucioneve sipas paragrafit. 2 të këtij neni obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës. 2. Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët sipas Ligjit nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës të cilët janë të renditur në rangun 1, 2 dhe 3 janë të obliguar që në zyrat e tyre të vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës”, shkruhet në Kushtetutë.
Se deklarata e Vjosa Osmanit është në kundërshtim me ligjin e thonë edhe njohësit e fushës politike.
Ylber Çitaku njohës i fushës politike për deklaratën e kandidates së vetme femër për kryeministre ku ajo thotë se “Nuk shkruan askund në ligj që fotoja e presidentit, Hashim Thaçi duhet të mbahet në zyre” dhe kandidatëve të tjerë të ngjashme duhet të i marrim me rezerva pasi që kanë për qëllim votat.
“Për deklaratën e Vjosa Osmanit mendoj se duhet të marrë me rezerva pasi është kohe fushate dhe disa nga kandidat për kryeministër nuk i peshojnë deklaratat, thjesht flasin atë që e mendojnë vetëm për vota” ka thënë Çitaku.
“Fotografia e Hashim Thaçi si president i vendit në zyre të kryeministrit me ligj nuk mund të largohet, pavarësisht kush do të bëhet kryeministër. Me këto deklarata nuk besojë që mund të ndikoj në opinion për të mirë pasi që z. Osmani disa herë i ka ndryshuar qëndrimet e veta. Kurse sa i përket ligjeve gjërat janë pak me të thella, ligji duhet të respektohet, deklaratat e politikave në fund të fundit janë fjalë goje të cilat i merr era, ndër të tjerash tha Ylber Çitaku, shkruar nga /InLajmi/.