Menjëherë pas lajmit se një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka goditur Stambollin të enjten, janë publikuar edhe pamjet e para.
Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndonëse nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, tërmeti ka shkaktuar panik të çastit në qytet.
Madje, siç është raportuar, shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen.
Ndryshe, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi në jug-perëndim të Stambollit në Detin Marmara në orën 2:00 pasdite.
Burası Maslak. Herkes dışarda kimsede bisey yok çok şükür. İstanbul buyuk gecmis olsun. Rabbim beterinden korusun.#istanbul #deprem #maslak #istanbuldepremi pic.twitter.com/uPodijF5kH
— Ayşegül Coşkun (@AysegulMusic) September 26, 2019