Oficerët e kufirit zbuluan 21 emigrantë të paligjshëm shqiptarë në një anije që transportonte pjesë turbine nga Spanja.
Një bandë prej 21 emigrantësh shqiptarë kanë marrë peng një anijë mallrash që ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar. Anija u mbajt jashtë vijës bregdetare para mbërritjes në Portin e Madh Yarmouth, Norfolk, të Mërkurën.
Oficerët e Forcave Kufitare identifikuan pengmarrësit në bord, të cilët sipas infromacioneve nga mediat britanike janë të gjithë me nënshtetësi shqiptare. 19 meshkuj dhe dy të mitur do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit. Emigrantët dyshohet se fshiheshin brenda njërës prej turbinave të erës dhe ekuipazhi në bord – thuhej se numëronte rreth dhjetë thirrje emrgjence të bëra ndaj autoriteteve kur ato u zbuluan, raportoi The Sun.