Kompania Rajonale e Ujësjellësit GJAKOVA, ka arritur që ditë më parë të finalizojë kontraten më të re për këtë vit.
Kompania në fjalë këtë herë ka kurorëzuar marrëveshje sa i përket marrjes me qera të prinderëve.
Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Kontrata ka të bëjë me qira marrjen e printerëve fotokopjues për mundësimin e kryerjes së punëve administrative në objektet e K.R.U. Gjakova Sh.A., në të gjitha objektet administrative të Kompanisë, raporton indeksonline.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 45.000,00 euro, dhe se e njëjta është arritur për 43.992,00 euro.
Tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik N.T.SH.” Rikon “; N.SH.”ALB CONSULTING”.