18 vjeçarja nga Prizreni, Blerina Gashi, është gjetur dje në gjendje të mirë shëndetësore.
Blerina Gashin, familja e saj e kishte shpallur të zhdukur tash e katër muaj.
Gjetjen e Blerina Gashit e konfirmoi edhe Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se vajza me vetdëshirë nuk do të kthehet në shtëpi tek familja e saj.
Ai ka shtuar se në këtë situatë autoritetet s’mund të bëjnë asgjë në kthimin e saj tek familja për shkak të moshës që ka, njofton Klan Kosova.