Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur Hamo Mexhedoviq, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.
Kontributi i Hamos, ishte i madh dhe i çmueshëm. Ishte një njeri i mrekullueshëm dhe i dashur, një sportist e trajner i zellshëm, ndaj të gjithë do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij, derisa për brezat që vijnë do të shërbejë si shembull,shkruan/botasot/.
Ai vlerësohej me të drejtë si njëri ndër pesë lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të regjionit të Pejës. Hamo gjatë karrierës luajti dhe la gjurmë në fanellat e ish-Buduçnostit, Bashkimit të Pejës dhe BSK të Beogradit, si dhe ishte pjesë e seleksionit të asaj kohe. Ndërkaq, si trajner arriti ta inkuadrojë Besën në Ligën e Parë.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.