Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se taksa ndaj mallrave nga Serbia nuk do të ketë kuptim nëse vendoset reciprociteti i plotë.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se taksa nuk është në agjendën e tij politike.
“Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%, por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i Vetëvendosjes ka sqaruar konceptin e tij mbi reciprocitetin ndaj Serbisë.
“Nëse ne nuk arrijmë të qarkullojmë me maunet tona me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë dhe nëse Serbia nuk pranon certifikatën e mallit të Republikës së Kosovës, asnjë mall i Serbisë nuk hyn në Kosovë edhe nëse paguajnë tarifën 100%”.
Kurti: Taksa do te hiqet
Posted by RTV Dukagjini on Monday, September 23, 2019