23 Shtatori është dita e 266-të e kalendarit gregorian (dita e 267 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 99 ditë.
Ngjarje
1845 – U themelua klubi i bejzbollit Knickerbockers Baseball Club në Nju Jork, ekipi i parë i cili luan sipas rregullave moderne.
1846 – Zbulohet Neptuni nga atronomi francez Urbain Jean Joseph Le Verrier dhe astronomi anglez John Couch Adams dhe verifikuar nga astronomi gjerman Johann Gottfried Galle.
1848 – Zhvillohet prodhimi i parë i çamçakëzit komercial nga John Curtis në Bangor, Maine në ShBA dhe hedhur në tregun ‘The State of Maine Pure Spruce Gum’.
1875 – William Bonney (“Billy the Kid”) u arrestua për herë të parë.
1884 – Herman Hollerith patenton makinën e tijë mekanike të tabelimit.
1889 – U themelua Nintendo Koppai (më von njohur si Nintendo Company, Limited) nga Fusajiro Yamauchi për të prodhuar dhe shitur lojërat e kartave Hanafuda.
1925 – Myfit Libohova përfundoi mandatin si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
1932 – Mbreti i Hexhazit dhe Nexhdit u riemërua Mbret i Arabisë Saudite.
1952 – Rocky Marciano nokautoi Jersey Joe Walcott në rundin e trembëdhjetë duke u bërë kampioni i ri i kategorisë së rëndë.
1973 – Juan Perón kthehet në fuqi në Argjentinë.
1980 – Bob Marley zhvillon koncertin e tijë të fundit.
1983 – Ishujt Shën Kitts dhe Nevis u bashkhen Kombeve të Bashkuara.
1983 – Gerrie Coetzee nga Afrika Jugore bëhet afrikani i parë kampion botëror në kategorinë e rëndë të boksit.
1990 – Iraku publikisht u kërcënua se do të shkatërronte fushat e naftës në Lindjen e Mesme dhe se do ta sulmojë Izraelin, po qe se ndonjë shtet mundohet që ta dëbojë nga Kuvajti.
1991 – Inspektorët e OKB-së gjejnë dokumente ku jepen detaje të programit sekret irakian të armatimit bërthamor. Gjetja në Bagdad kishte shkaktuar krizë me autoritetet në Irak.
1993 – Personave me ngjyrë iu lejua pjesëmarrja në qeverinë e Afrikës së Jugut, pas një votimi parlamentar.
1999 – NASA shpallë se ka humbur kontaktin me Mars Climate Orbiter.
2002 – Paraqitet për herë të parë në publik shfletuesi i internetit Mozilla Firefox (“Phoenix 0.1”).
2005 – FBI vret Filiberto Ojeda në Plan Bonito Hormigueros, Puerto Rico.
Lindje
63 p.l.k. – Cezar Augustus, mbret romak
1215 – Kublaj Kan, mbret kinez dhe mongol.
1861 – Robert Bosch, sipërmarrës gjerman
1838 – Victoria Chaflin Woodhull, e cila në historinë amerikane ka hyrë si kandidatja e parë për presidente të SHBA-së.
1909 – Lorenc Antoni, kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog shqiptar (v. 1991)
1916 – Aldo Moro, politikan italian
1920 – Marie Logoreci, aktore shqiptare (V. 1988)
1930 – Ray Charles,jez kengetar amerikan
1934 – Per Olov Enquist, letrarë suedez
1934 – Gino Paoli, kanutor anglez
1938 – Romy Schneider, aktore austriake
1943 – Julio Iglesias, këngëtar spanjoll
1943 – Antonio Tabucchi, shkrimtar dhe përkthyes italian
1945 – Igor Ivanov, politikan rus
1949 – Bruce Springsteen, rok këgëtar amerikan
1954 – Cherie Blair, bashkëshortja e Toni Blerit.
Vdekje
1939 – Sigmund Freud, babai i Psikoanalizës
1896 – Ivar Aasen, shkrimtar norvegjez
1973 – Pablo Neruda, shkrimtar kilian, fitues i çmimit Nobel për letësi.
1998 – Lazër Radi, jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes.
1968 – Padre Pio , me emrin Francesco Forgione nga Pietralcina, shenjtor katolik i mrekullive, prift italian i Urdhrit Kapucin, i njohur publikisht si taumaturg dhe i vlersuar si estet i ndjenjave. Ndrroi jete ne Kishen e San Xhovani Rotondos, Itali.
Festa dhe përvjetore
Selia e Shenjtë ne Vatikan dhe pelegrinet nga mbare bota kremtojn diten e San Pios nga Pietralcina, shenjtit te mrekullive.