Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Sejdiu, ka folur për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.
Në një intervistë për Telegrafi, Sejdiu tregon për rëndësinë që do të ketë kjo autostradë për industrinë e përpunimit të ushqimit në Gjakovë, si edhe për zhvillimin e bujqësisë.
“Dukagjini, e posaçërisht Gjakova, kanë qenë zonat më të zhvilluara në industrinë e përpunimit të ushqimit, të kujtojmë Erenikun. Këtë industri e ringjallim vetëm me anë të Fondit Zhvillimor dhe infrastrukturës moderne”, ka thënë ai, raporton telegrafi.
Sejdiu ka theksuar se industria e ushqimit ka nevojë për rimëkëmbje, e që sipas tij, bëhet “vetëm me zotimin 100% “, që është slogan i këtij koalicioni në zgjedhjet e 6 tetorit.
https://www.facebook.com/watch/?v=2532707966963188