• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 12 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet deri në njohje

J G nga J G
20 September 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet deri në njohje
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që ka mbetur të zgjidhet me Serbinë është vetëm njohja reciproke me kufijtë ekzistues.

Sipas tij, nuk është për diskutim territori, kufijtë e Kosovës e rregullimi i brendshëm kushtetues i Kosovës, por vetëm marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Këto, Haradinaj i ka thënë derisa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, në platformën online të Institutit Demokratik të Kosovës, ku ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e tij për taksën, se e njëjta hiqet vetëm me Johnie.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili synon të udhëheq sërish me qeverinë e Kosovës, tha se udhëheqësit kosovarë duket t’i marrin vendimet vet për shtetin, dhe mos të bëjnë kompromise të dhimbshme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se Kosova nuk mund të ofrojë kreativitet për një marrëveshje duke e dëmtuar vetën.

“Liderët e Kosovës nuk guxojnë me vazhdu në logjikat e robit, më falni që po i them kështu, dikur kanë thënë që po na thonë Beogradi se kemi qenë pjesë e federatës, më vonë po na thonë miqtë ose aleatët e tash kaniherë po shkojmë po na thonë Tirana, se nuk jemi mësuar me vendosë vet në Prishtinë. Mendoj që udhëheqësit e Kosovës duhet me fillu me i marrë vendimet vet, mendoj që për vendime sovrane tona nuk duhet me i ba hisenik ose pjesëmarrës të tjerët, ndryshe nuk ka kuptim sovraniteti, nuk ka kuptim pavarësia dhe për këtë arsye ideja që me qenë kreativ dhe thirrja për kreativitet është një maskim për kompromise të tjera të dhimbshme për një marrëveshje me Serbinë, dhe nuk guxojmë me shku kësaj rruge”, tha Haradinaj.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij, që heqja e taksës bëhet me njohje, dhe sipas tij, është maksimumi që mund të bëjë Kosova në rast të një marrëveshje për njohje.

Haradinaj tha se kyçja e Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, përmes Mattheë Palmer, flet për seriozitetin e këtij procesi dhe theksoi se e mirëpret një gjë të tillë.

Sipas Haradinajt, Amerika asnjëherë nuk ka kërkuar kompromise të dhimbshme, siç është ndarja e Kosovës.

“Aleati(Amerika) nuk ka kërkuar copëtim, janë njerëzit e rajonit që kanë shku e i kanë thënë aleatit po kemi qejf me u copëtu, dhe Amerika u ka thënë Ok tregona qysh copëtoheni, por nuk është që Amerika ka kërkuar copëtim. Ekziston njëfarë inercioni që kur kanë shkuar njerëzit tonë dhe kanë thënë ne duam copëtimin e vetvetes atëherë me siguri që ajo e ka shkaktuar atë”, tha Haradinaj.

Haradinaj përsëriti që Kosova nuk mund të ndahet, as në bisedime në tavolinë e as në mënyra të tjera.

Gjithashtu, ai theksoi edhe njëherë qëndrimin për taksën, ku tha se opsioni i atyre që janë për suspendim të saj e dobëson Kosovën duke e lënë pa argumentin e fundit, raporton insajderi.

“Dorëheqjen e kam dhënë për mos me heq taksën, fatkeqësisht ata që nuk kanë mundur me qëndru, tani po përhapin mjegull dhe janë po ata që e kanë shkaktuar dobësimin e Kosovës në plot drejtime”, tha Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kur u pyet se pse ai nuk flet shumë për taksën dhe dialogun me Serbinë.

“Nuk e di për besë, duhet me vet Albinin, ka ndryshuar shumë edhe ai, është zor tash me ja kuptu logjikën,. Unë kam thënë disa herë që pa qëndrueshmëria nuk është vlerë, ne gjithë evoluojmë por sa herë ndërron qëndrim duhet dhënë shpjegim për çdo gjë, dhe pse është ndërruar ai qëndrim”, tha ai.

Postimi i mëparshëm

Rahovec: Mbante armë të fshehta, arrestohet i dyshuari

Postimi tjetër

Vajza e Nystret Muçiqit në lidhje dashurie

Të ngjajshme Postime

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në
KRYESORE

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

11 November 2025
Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010
Politikë

Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

11 November 2025
Ahmeti: Pas zhvillimeve të fundit, zgjedhjet në Mitrovicë tashmë janë me fusnotë!
Politikë

Ahmeti: Pas zhvillimeve të fundit, zgjedhjet në Mitrovicë tashmë janë me fusnotë!

11 November 2025
Abdixhiku i përgjigjet direkt Tahirit: S’ka me qëndru me një këmbë në LDK, e qafën në një parti tjetër
KRYESORE

Abdixhiku i përgjigjet direkt Tahirit: S’ka me qëndru me një këmbë në LDK, e qafën në një parti tjetër

11 November 2025
Tahiri: Të gjitha matjet më nxirrnin fitues, dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm
KRYESORE

Tahiri: Të gjitha matjet më nxirrnin fitues, dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm

11 November 2025
Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Musliu-Shoshi: Qeverisë së Kurtit po i bie maska
Politikë

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Musliu-Shoshi: Qeverisë së Kurtit po i bie maska

11 November 2025
Postimi tjetër
Vajza e Nystret Muçiqit në lidhje dashurie

Vajza e Nystret Muçiqit në lidhje dashurie

Lajmet e fundit

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

11 November 2025
Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

11 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

11 November 2025
Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

11 November 2025
Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

11 November 2025
Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

11 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu