Nën dyshimin për korrupsion, është arrestuar gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha.
Lajmin për Kohën Ditore e ka konfirmuar prokurori i rastit, Blerim Isufaj.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Isufaj ka thënë “vetëm mund të konfirmoj arrestimin e Berishës” por se për detaje nuk mund të flasë.
Siç ka mësuar gazeta Berisha është arrestuar për shkak që dyshohet se ka marrë para për të vendosur për një rast në favor të akuzuarit.
Berisha sipas burimeve është përgjuar që disa muaj si dhe Prokuroria Speciale ka autorizuar vëzhgimin e tij në mënyrë që të zihet në flagrancë. / InLajmi/