Lista përfundimtare e votuesve 2019 për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Numri i qendrave të votimit është tetëqind e nëntëdhjetë e pesë. Katër qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të 22 tetorit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017.