Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë se pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhuar nga KRU “Radoniqi”, ata kanë dal në teren dhe kanë bërë një kontroll të rregullt dhe monitorimit të ujit për pije.
Kështu janë marrë menjëherë mostrat e ujit të cilat po analizohen në laboratorët e IKSHPK dhe si të dalin rezultatet e para IKSHPK do të njoftojë opinionin.
Nga IKSHPK thonë se sipas hulumtimeve te para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes.
“Andaj apelojmë që kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve”, thonë nga IKSHPK.
Në pritje të analizave dhe gjendjes aktuale, Instituti Kombëtar rekomandon:
- KRU “Radoniqi” të sa më shpejtë të normalizojë prodhimin e ujit në komunën e Rahovecit dhe të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e Gjakovës dhe të përforcojë kontrollin.
- Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin, ta ngritë vigjilencën dhe mbrojtjen për siguri të resursit të ujit sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH.
- Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit. /InLajmi/