Të shtunën e 14 shtatorit në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku ku një çiklist ishte përplasur me një veturë. Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari Sh.K ishte duke u trajtuar në QKUK ku edhe ka vdekur.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Sot në QKUK ka ndërruar jetë personi i cili është aksidentuar me 14 shtator. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë ështëq dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit me të cilin ishte aksidentuar çiklisti është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.