Tragjik ka rezultuar fati i një vogëlushi në Itali, i cili ka ndërruar jetë pasi babai e harroi në makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Katania. Mediat italiane raportojnë se babai, një inxhinier që punonte në universitet, ishte nisur si për çdo ditë në punë, ndërsa në orën 8 duhej të kishte lënë djalin e tij 2 vjeç në kopsht, por e kishte harruar atë në makinë, transmeton bw.
Alarmin e dha nëna e vogëlushit, e cila shkoi në orën 13:00 në kopsht për të marrë fëmijën, por nuk e kishte gjetur aty.
Pas telefonatës së gruas së tij, inxhinieri kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe nxitoi për në parkingun e universitetit, ndërsa fëmija kishte ndërruar jetë pasi qëndroi brenda në makinë për gati 5 orë. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjen në fjalë.