InLajmi për herë të parë në Kosovë, ju sjell rubrikën unikate “5 premtimet si kryeministër”.
Nese do të ishit kandidat për kryeministër, cilat do të ishin 5 premtimet juaja për qytetarët?
Në këtë pyetje kështu përgjigjet Alban Mehmeti:
Pikë së pari nuk kisha dhënë premtime po ju kisha dhënë fjalen të cilën edhe besoj që e kisha mbajtur.
- Pika e parë që kisha me premtuar kishte me qënë përmirësimi dhe ngritja e nivelit te Arsimit, Sigurisë dhe Shendetsisë. Gjë pa të cilat nuk ka çfarë të duhet shteti.
- Rivitalizimin e Trepçes, si një pikë kyqe dhe që mendoj se do te luante rol te rëndesishëm në rritjen e ekonomisë në vend.
- Vende pune. Se mendoj që ka njerëz që i mbajnë nga 2-3 vende pune edhe ju kisha rritur rrogat të gjithëve në menyrë që ai që i mbanë 2-3 vende pune, me e mbajt një kurse ato dy tjerat vende i kishin mbajt dy persona tjerë.
- Zhvillimin e Kulturës, sportit dhe artit, që është dëshmuar si një pikë shumë e fortë e jona, duke na prezantuar me së miri në botë.
- Dhe e fundit por jo nga rendësia do të bëja lehtësira maksimalisht për kalimin e kufijëve nga mërgimtarët tonë duke filluar nga, heqja e pagesesë së sigurimit, që është kot fare./InLajmi