Janë 17 ditë gjithsej në dispozicion që diaspora të mund të votoj për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë, transmeton Indeksonline.
“Të gjithë aplikuesit të cilët do të regjistrohen suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mundë të votojnë përmes postës nga data 18 shtator e deri më 4 tetor. Pra janë 17 ditë në dispozicion për të votuar. Brenda pak ditëve ne do të fillojmë edhe informimin e qytetarëve, në mënyrë që ata t’i kenë të qarta procedurat që duhet t’i ndjekin për votim”, kishte deklaruar disa ditë me parë, Valmir Elezi nga KQZ.
Poashtu, është bërë KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Afati për të votuar do të jetë i hapur deri me 4 tetor.
Ndryshe, dje KQZ ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
- Partia Demokratike e Kosovës – 112.
- Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate – 119.
- Lëvizja Vetëvendosje – 126.
- Nisma Socialdemokrate, Aleanca e Re, Partia e Drejtësisë – 122.
- Lidhja Demokratike e Kosovës – 134.
Partitë do të jenë të renditura në fletëvotim sipas kësaj renditjeje:
111 Partia Liberale Egjiptiane
112 Partia Demokratike e Kosovës
113 Partia e Ashkalinjve për Integrim
114 Stranka Demokratska Akcija
115 Partija Kosovskih Srba
116 Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës
117 Pokret za Gora
118 Nova Demokratska Stranka
119 AAK-PSD 100% Kosovë