Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për Kosovën dhe se këtë duhet ta vazhdojë edhe në procese të tjera të rëndësishmë, siç është liberalizimi i vizave.
“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./InLajmi/
Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në…
Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, September 18, 2019