Nuset pushtojnë çdo fundjavë kalanë e Beratit, krahas turistëve. Por veç fotografive tashmë po kthehet edhe organizimi i celebrimeve në zonat e mbrojtura nga UNESCO, shkruan oranews.
Krahas turistëve të shumtë, nuset mbushin gjatë fundjavës Kalanë e Beratit.
Çiftet e reja i sheh në çdo rrugicë apo zonë muzeale teksa bëjnë fotografi apo videoklipe.
Por për herë të parë një çift kurorëzoi dashurinë në mes të kalasë, simbol të qytetit të mbrojtur nga UNESCO.
Për çiftet e reja, cilësohet një moment i veçantë për t’u mbajtur mënd, ndërsa nga ana tjetër nuset i japin gjallëri kalasë.
I njohur ndryshe si “qyteti i mbi një mijë dritareve”, Berati ofron një sërë destinacionesh të turizmit kulturor e historik.