Që një kohë Ibrahim Tatlises është distancuar nga skena muzikore. Megjithatë këngët e tij vazhdojnë të jenë hite të pavdekshme.
Shumë kosovarë, sidomos gjeneratat më të vjetra këngët e tij i kanë preferuarat e tyre ndër vite.
Është këngëtarja e njohur nga Kosova, Vanesa Doçi ajo e cila ka mahnitur Turqinë, teksa me zerin e saj të ëmbël interpreton këngën “Aramam”, të Ibrahim Tatlises.
Madje, për këtë interpretim një televizion turk lavdruar për zërin e saj, duke e konsideruar atë si një yll të vërtetë të muzikës.
https://www.facebook.com/AidaDoqiOfficial/videos/501042487398101/
Nga ana tjetër është e motra e Vanesës, Aida ajo e cila është shprehur tejet e lumtur derisa sheh atë duke arritur suksese edhe në shtetet tjera, sikurse Turqia.
Aida Doçi ka shkruar në Facebook:
” Tashme endrra jote po behet realitet, Zot Faleminderit. Ehhh tash edhe nese kariera ime perfundon nuk brengosem, sepse qellimi im dhe deshira ime me e madhe eshte qe ju familja ime te arrini sa me larte dhe me faqe te bardhe! Elhamdulilah .”./InLajmi