Nuk është më gjë e rrallë që femra është e suksesshme në punë, ndërsa mashkulli merr pjesën e obligimeve shtëpiake, të cilat më parë kanë qenë të “rezervuara” për femrën
Se a çajnë kokën pjesëtarët e gjinisë mashkullore se çfarë mendojnë të tjerët për ta dhe si përballen me suksesin e partnereve, psikoterapeuti familjar Stefan Walters, thotë:
– Për meshkujt është goxha me rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, si edhe për vlerësimin shoqëror, ndonëse kjo mbase nuk është e dukshme sikur te femrat.
Si reagojnë ndaj suksesit të partnereve, varet nga personaliteti i tyre.
Ata me tendencë të fuqishme narcisoiste dhe egocentrike, vështirë e përballojnë nëse nuk e konsiderojmë të pamerituar për suksesin e partneres (së paku pjesërisht) dhe nëse ajo nuk potencon që pa përkrahjen e tyre dhe dashurinë nuk do ta arrinte atë sukses.
Shumë vështirë përballohen arritjet profesionale të femrës nëse edhe vetë nuk janë të plotësuar dhe të vlerësuar në punë, transmeton Telegrafi.
Mashkulli suksesin personal e lidh me statusin afarist dhe shoqëror, jo sikur femrat, dhe për marrëdhëniet cilësore në partneritet dhe prindërim.