Reperja e njohur Tayna së fundmi gjindet në Amerikë. Përveç se po shijon disa ditë pushimi, po ashtu po merret edhe me një projekt të ri muzikor.
Gjatë qëndrimit në Amerikë, Tayna ka ndarë me ndjekësit e saj foto të reja të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta. Reperen po e shoqëron modelja Vildane Zeneli.
Së fundmi Tayna ka shpërndarë në Instastory një bisedë mes saj dhe modeles, ku të dyja po flisnin për ushqimet shqiptare ndërsa reperja ia ka mbështetur mendimin duke shkruajtur: “Më jep fli dhe do të dua përgjithmonë”.
Ushqimi tradicional, flija është rruga që duhet ndjekur për t’ia fituar zemrën Taynës.