Një lajm i mrekullueshem ka trokitur në derën e kipit të madh të Chelsean. Ky lajm ka të bëjë me një rikthim të një ylli të madh të futbollit në këtë ekip, transmeton InLajmi.
Lajmi ishte lidhur me Callum Hudson – Odoi.
Tinejxheri i ‘bluve’, Odoi, pritet të kthehet përsëri në fushën e blertë pas vetëm disa javëve, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë planeve të Frank Lampard.
18 vjeçari nuk është paraqitur qysh nga muaji prill, kur Chelsea luante 2:2 kundër Burnley.
Gjithsesi, lojtari ka bërë të ditur se rikuperimi po shkon shumë mirë dhe ai është gati për tu kthyer.
“Rikuperimi po shkon shumë mirë dhe unë ndihem mirë” ka thënë Hudson – Odoi për ‘Sky Sport Neës’.
“Shpresoj se unë mund të kthehem pas ndeshjeve të kombëtares. Ne duhet vetëm të shpresoj që gjërat shkojnë sipas planit” ka thënë tutje anglezi.
Skuadra e Lampard ka vuajtur paksa në këtë fillim sezoni në Premierligë dhe rikthimi i Odoi mund të jetë ndihmë e madhe për skuadrën.