Evropa po përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe shtetet janë duke shkruar drejt shifrave ekstreme të të infektuarve.
Në 72 orët e fundit në Zvicër kanë vdekur 213 persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar edhe 9751 raste të reja të infeksionit. Rastet e reja janë nga testimi i 58.427 mostrave.
Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 të vdekur, ndërsa Instituti Robert Koch (RKI) ka njoftuar edhe për 10.864 të infektuar të rinj.
Në Rusi shifrat e të infektuarve vazhdojnë të jenë në nivele rekorde. Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të reja të hënë 25.173. Po ashtu, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur në 24 orët e fundit 361 persona, përcjell koha.net.
Në Rusi janë regjistruar mbi 2.1 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve ka arritur në 36.540.